Në “hall” për gola, Tirana rikthen nga huazimin sulmuesin 19-vjeçar

Lajme

Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që kanë shumë oshilacione. Kryeqytetasit për fatin e keq ishin edhe me merkato të bllokuar dhe në këtë mënryë nuk bënë dot asnjë afrim, ndërsa ka të larguar.

Florent Hasani dhe Kaina Nunes kanë lënë “boshllëk” në sumin e bardhebluve dhe tashmë nevoja në këtë repart është e madhe. Duke parë një situatë të tillë, drejtuesit e Tiranës kanë menduar të rikthejnë në kryeqytet Dijar Nikqin.

19-vjeçari ishte i huazuar te Teuta, por tashmë bardheblutë e kanë rikthyer në skuadër. Në këtë mënyrë talenti i sulmit do të ketë shansin të tregojë vetën në pjesën e dytë të sezonit. Nikqi ditën e djeshme ka dalë në stërvitje nën urdhrat e Julian Ahmataj dhe tashmë mund të konsiderohet si “blerja” e vetme e drejtuesve në këtë merkato. /newsport.al/



sport,Abissnet Superiore,tirana , Abissnet Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *