Një ekip arbitrash i përbërë nga gra do të drejtojë një ndeshje të Serisë A për herë të parë këtë fundjavë, tha të enjten Shoqata e Arbitrave Italiane (AIA).
Kampioni i Itlaisë, Inter pret Torinon të dielën dhe ndeshja do të drejtohet nga Maria Sole Ferrieri Caputi së cilës do t’i bashkohen Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti si asistente.
Ferrieri Caputi, 33, tashmë ka bërë histori si gjyqtarja e parë grua në Serie A kur mori drejtimin e ndeshjes Sassuolo-Salernitana në vitin 2022, dhe deri më tani, ajo ka arbitruar gjashtë ndeshje në ligën italiane këtë sezon.
Ndeshja e së dielës në San Siro do të shohë gjithashtu Interin të vazhdojë festimet për titullin e tij të 20-të të ligës, të cilin e siguroi në derbi 2-1 ndaj AC Milan të hënën.
sport,inter,serie a,torino , inter,serie a,torino