Liga e Kampionëve

Muriqi vulos përmbysjen e Fenerbahces ndaj Liverpoolit

Fenerbahce triumfoi në shtëpi ndaj Liverpoolit në xhiron e katërt të fazës së Ligës të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një fitore të madhe me rezultat 3-2. Skuadra turke e pa veten dy herë në disavantazh, por ia doli ta kthente ndeshjen dhe të merrte pikët e plota. Liverpooli e nisi shumë më…

Muriqi vulos përmbysjen e Fenerbahces ndaj Liverpoolit

Fenerbahce triumfoi në shtëpi ndaj Liverpoolit në xhiron e katërt të fazës së Ligës të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një fitore të madhe me rezultat 3-2.

Skuadra turke e pa veten dy herë në disavantazh, por ia doli ta kthente ndeshjen dhe të merrte pikët e plota.

Liverpooli e nisi shumë më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 25-të, kur Tery Nyoni realizoi nga distanca.

Barazimi erdhi katër minuta më pas, me Mason Greenwood që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë (29’).

Në minutën e 69-të, Alexander Isak i dha sërish avantazhin Liverpoolit, duke goditur me kokë pas harkimit të Gakpos.

Fenerbahce u kundërpërgjigj në minutën e 73-të, kur Archie Brown përfitoi nga një gabim trashanik në mbrojtjen e “Reds” dhe shënoi nga afërsia për të barazuar.

Golin e përmbysjes së madhe e realizoi ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Brown në minutën e 79-të.

Kjo ishte humbja e parë për Liverpoolin, që mbetet me nëntë pikë, ndërsa Fenerbahce mori fitoren e parë dhe arriti në pesë pikë.