La Liga

Milani synon Endrickun me ofertë të majme, Real Madridi shqyrton shitjen

Real Madridi raportohet se është i hapur të shqyrtojë largimin e Endrickut për 60 deri në 70 milionë euro, ndërsa Milani po përgatit një ofertë të rëndësishme për sulmuesin brazilian në merkaton e janarit. Sipas ESPN Brasil, klubi kuqezi synon ta transferojë përfundimisht 19-vjeçarin dhe nuk e…

Milani synon Endrickun me ofertë të majme, Real Madridi shqyrton shitjen

Real Madridi raportohet se është i hapur të shqyrtojë largimin e Endrickut për 60 deri në 70 milionë euro, ndërsa Milani po përgatit një ofertë të rëndësishme për sulmuesin brazilian në merkaton e janarit.

Sipas ESPN Brasil, klubi kuqezi synon ta transferojë përfundimisht 19-vjeçarin dhe nuk e konsideron më huazimin si alternativë.

TNT Sports Brasil ka raportuar më herët se propozimi i Milanit mund të arrijë në 70 milionë euro: 60 milionë do të paguheshin menjëherë, ndërsa 10 milionë të tjera do të përfshiheshin në formë bonusesh.

Real Madridi mund të kërkojë që në marrëveshje të përfshihet një klauzolë riblerjeje. Kjo do t’i mundësonte klubit spanjoll ta rikthente Endrickun në të ardhmen, nëse ai zhvillohet dhe spikat te Milani.

Milani ka disa avantazhe në garën për brazilianin. Klubi gëzon marrëdhënie të mira me përfaqësuesit e tij, kompaninë ROC Nation, dhe mund t’i ofrojë lojtarit më shumë minuta në fushë, si edhe një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Raportohet se mungesa e hapësirave te Real Madridi ka sjellë pakënaqësi në kampin e futbollistit. Për këtë arsye, largimi i tij në afatin kalimtar të janarit po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi reale.