Milani rrezikon të humbasë talentin më të madh të akademisë, dy ekipe të mëdha angleze pas tij

Lajme

Milani janë në rrezik serioz për të humbur shërbimet e Francesco Camardës pasi dy gjigantët anglezë Manchester City dhe Arsenali janë vënë pas tij.

Sulmuesi 15-vjeçar shumë shpejtë ishte shndërruar në njërin nga talentët më të mëdhenjë në futbollin italian këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 29 ndeshje për kategorinë U19 të Milanit, përkundër moshës së tij më të re.

Camarda shpejtë ‘vodhi’ vëmendjen e një numri të madh klubesh në Evropë shkaku i aftësive të tij të jashtëzakonshme për të shënuar gola, gjë që kishte bërë që ai të ftohej në dy ndeshje nga ekipi i parë i Milanit, madje edhe të debutonte.

Klubi kishte shpresuar që të nënshkruante me të kontratën e parë profesionale sapo të mbushë 16 vjet, por duket se situata ka ndryshuar.

Siç është raportuar nga Corriere dello Sport, Manchester City dhe Arsenali kanë dërguar skautë për të vëzhguar Camardan nga afër gjatë muajve të fundit, si dhe duke mbajtur një sy në zhvillimin e akademisë së Milanit.

Përveç këtyre dy klubeve, Interi gjithashtu kanë shprehur pëlqimin e tyre pë lojtarin, i cili do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale që nga data 10 mars .

Milani tashmë ka bërë gati një kontratë trevjeçare e cila mund të nënshkruhet në muajin qershor, por janë në rrezik të madh për ta humbur atë nga klubet e pasura të Ligës Premier. /Telegrafi/



sport,francesco camarda,Milan,serie a , francesco camarda,Milan,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *