Milani nuk i ndahet Chelseat në merkato. Pasi ka siguruar shërbimet e Tomori, Pulisic dhe Loftus-Cheek, kuqezinjtë janë vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të bluve.
Bëhet fjalë për Benoi Badiashile. Qendërmbrojtësi francez është kthyer në një nga objektivat kryesore të Milanit për merkaton e ardhshme verore.
Badiashile shihet nga drejtuesit e “Djallit” si përforcimi perfekt për repartin e mbrojtjes.
Në krahun tjetër kontrata e lojtarit me Chelsea skadon në verën e vitit 2030.
Pra, “Blutë e Londrës”, nuk pritet ta lënë të lirë lojtarin pa një shumë prej 40-50 milionë eurosh.
Lojtari në anën tjetër edhe mund ta pëlqente një transferim në Serie A, ku te Milani mund të ishte titullar fiks.
Kujtojmë që këtë sezon, edhe për shkak dëmtimesh, 23-vjeçari francez ka luajtur vetëm 13 ndeshje me fanellën e londinezëve.
sport,chelsea,Milan,serie a , chelsea,Milan,serie a