As Chelsea as Arsenali, Ivan Toney i befason të gjithë me klubin e ardhshëm

Lajme

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është në linjë për të bërë transferimin tek klubi ku më së paku pritej në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për West Hamin, që raportohet se tashmë kanë marrë avantazhin mbi ekipet tjera për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.

Toney pak kohë më parë iu rikthye futbollit pasi vuajti dënimin prej tetë muajsh për shkak të bastëvenieve.

Që prej rikthimit Toney ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim dhe kjo bëri që të marrë ftesën nga Anglia aty ku edhe e kishte gjetur golin.

Teksa shumë persona kanë menduar se Toney do të bënte hapin e radhës në një ekip si Arsenali, Chelsea apo Liverpooli, sipas raportiemve të fundit duket se e ardhmja e tij po shkon drejt West Hamit.

Gazetari Peter O’Rourke nga Football Insider ka thënë se ka një mundësi të madhe që Toney t’i bashkohet West Hamit.

“Ka një mundësi të mirë që Ivan Toney mund të përfundojë tek West Hami. Do të ishte një blerje e madhe”.

“Ka shumë zëra për Arsenalin që janë të interesuar për Toneyn, por sipas informacioneve të mia interesimi i tyre është zbehur dhe ata po shikojnë lojtarë të tjerë”, është shprehur ai. /Telegrafi/



sport,ivan toney,Premier League , ivan toney,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *