Milani ka fituar 1-0 në shtëpi përballë Empolit në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Rossonerët ishin për një nuancë më të mirë se kundërshtarët, me çka edhe ia dolën të fitonin këtë takim.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Christian Pulisic, kur u asistua nga Noah Okafor në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për nga rastet, pasi të dyja ekipet nuk arritën të shënonin më gola.
Rasti e vetëm serioz në 45 minutat e dytë e pati Ruben Loftus-Cheek në minutën e 74-të, por Elia Caprile bëri një pritje bravuroze.
Pas javës së 28-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të takohet me Veronan. /Telegrafi/
sport,Empoli,Milan,serie a , Empoli,Milan,serie a