Milan synon ta përforcojë mbrojtjen, dy emra nga Premier Liga mund të bëhen pjesë e tyre

Lajme

Milani po vazhdon të lidhet me lojtarë që luajnë në Ligën Premier, teksa pas Emerson Royal të Tottenhamit, ata raportohet se kanë shfaqur interesim edhe për Matty Cash të Aston Villës dhe Harry Maguire të Manchester United.

“Rossonerët” janë në një proces të rinovimit të ekipit pas largimit të trajnerit Stefano Pioli, pasi pronarët RedBird duan ta bëjnë klubin më ndërkombëtar.

Hapi i parë në këtë drejtim është emërimi i Paulo Fonsecas në stol, por ata gjithashtu kanë për synim që të transferojnë lojtarë nga Liga Premier.

Interesimi i tyre për Emerson Royal nuk është një sekret, ani pse çmimi i kërkuar prej 25 milionë eurosh po konsiderohet si një pengesë për mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit.

Si një alternativë, sipas Sky Sport Italia, do të ishte Matty Cash, ani pse edhe transferimi i tij do t’i kushtonte shumë gjigantit italian.

Në ndërkohë, sipas Milan Press, drejtuesit e Manchester United i kanë ofruar Milanit shërbimet e Maguire, pasi kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të 2025 dhe duan ta largojnë nga ekipi.

Mbetet të shihet nëse Milani do të interesohet për shërbimet e reprezentuesit anglez, veçanërisht pasi në ekip tashmë e kanë Fikayo Tomorin.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, shpeshherë i ka dhënë më shumë përparësi Maguires sesa Tomorit, varësisht nga forma aktuale e tyre. /Telegrafi/



sport,Milan,serie a , Milan,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *