Messi publikon pamje të pazakonta nga palestra në ditën kur mbush 39 vjeç

Messi publikon pamje të pazakonta nga palestra në ditën kur mbush 39 vjeç

Lajme

Lionel Messi, i konsideruar si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, rrallë është parë në video teksa punon në palestër, të paktën jo në një masë të madhe deri tani.

Sot, në ditëlindjen e tij të 39-të, ai ndau në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke bërë stërvitje intensive në palestër gjatë Kupës së Botës.

Mbështetësit e tij mbetën të mahnitur nga lehtësia me të cilën Messi i realizonte ushtrimet, ndërsa në video vihej re edhe puna e tij me grupe të ndryshme muskujsh.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, publikimi i tij grumbulloi miliona pëlqime, një tjetër dëshmi se ai vazhdon të jetë jashtëzakonisht i dashur nga tifozët në të gjithë botën.

Vlen të kujtohet se Messi, edhe pse 39 vjeç, ka shkëlqyer në Kupën e Botës aktuale, ku ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e para.

Me këtë ecuri, ai është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 18 gola, duke lënë pas Miroslav Klosen, që numëron 16 gola.

Ndërkaq, Messi feston sot 39-vjetorin, pasi ka lindur më 24 qershor 1986 në Rosario.

https://www.instagram.com/reel/DZ88ac0tlSz

Promo