Messi i jashtëzakonshëm plotëson het-trikun – Argjentina po e shkatërron Algjerinë

Lajme

Lionel Messi e ka kompletuar het-trikun në minutën e 77-të të përballjes mes Argjentinës dhe Algjerisë në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar edhe një tjetër paraqitje historike me fanellën e albicelestëve.

Kapiteni Lionel Messi realizoi golin e tij të tretë personal në këtë ndeshje, duke e çuar shifrën në 3-0 në favor të Argjentinës.


Me këtë het-trik, Messi shkon në kuotën e 16 golave në historinë e Kampionateve Botërore, duke e përforcuar më tej pozitën e tij si një prej golashënuesve më të mëdhenj në historinë e këtij kompeticioni.

Argjentina po e kontrollon plotësisht ndeshjen, ndërsa Messi vazhdon të mbetet figura qendrore e takimit dhe e turneut, me një tjetër performancë të jashtëzakonshme në skenën më të madhe të futbollit botëror.



Promo