Mbrëmje rekordesh: Mbappe shkruan historinë me Francën dhe tejkalon Messin e Pelen

Lajme

Kylian Mbappe shënoi dy herë dhe la pas legjendat Pele dhe Lionel Messi në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës, duke shkuar në total në 14 gola.

Gjatë pjesës së parë, që u mbyll pa gola, Mbappe pati vetëm 14 prekje të topit, shifra më e ulët mes të gjithë futbollistëve në fushë. Por në fraksionin e dytë ai dëshmoi cilësinë e tij, duke i dhënë Francës avantazhin në minutën e 66-të.


Veprimi që solli golin nisi nga ana e djathtë, aty ku Jules Kounde dhe Michael Olise kombinuan me dy shkëmbime pasimesh.

Ndërkohë, Bradley Barcola realizoi edhe golin tjetër, ndërsa Franca reagoi pas një pjese të parë zhgënjyese për të triumfuar 3-1 ndaj Senegalit të martën.

Falë këtyre golave, Mbappe u ngjit në kuotën e 14 realizimeve në Kupat e Botës, duke lënë pas Lionel Messin dhe Just Fontaine në klasifikimin historik.

Tashmë ai ka barazuar legjendën gjermane Gerd Muller dhe renditet vetëm pas Ronaldo Nazários me 15 gola dhe Miroslav Kloses me 16 gola.

Po ashtu, sulmuesi francez vendosi një rekord të ri edhe me përfaqësuesen e Francës, duke arritur në 58 gola ndërkombëtarë dhe duke kaluar me një gol Olivier Giroud, i cili mbante rekordin e mëparshëm.

Për këtë paraqitje, Mbappe u vlerësua me notën 8.1 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.

https://www.instagram.com/p/DZqWL08DJly

Franca, që synon të arrijë finalen e tretë radhazi të Kupës së Botës, do të ndeshet me Irakun të hënën në Filadelfia.//

Promo