Manchester City nxjerr në treg Mateo Kovacic, mesfushori nuk hyn më në planet e Marescas

Manchester City nxjerr në treg Mateo Kovacic, mesfushori nuk hyn më në planet e Marescas

Lajme

Mateo Kovacic pritet të ndahet nga Manchester City në këtë merkato vere, pasi drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur se mund të kërkojë një ekip të ri.

Sipas Football Insider, mesfushori kroat nuk konsiderohet më pjesë e projektit të kampionëve të Anglisë, pas një sezoni të komplikuar që u ndikua edhe nga lëndimet.

Edhe pse 32-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit në kontratë, ai ka rrëshqitur poshtë në renditjen e mesfushorëve të Pep Guardiolës.

Në këtë situatë ka ndikuar edhe afrimi i mundshëm i Elliot Anderson nga Nottingham Foresti, një lëvizje që do ta shtyjë Manchester Cityn të krijojë më shumë hapësira në skuadër.

Kovacic shpreson që paraqitjet e tij me Kroacinë në Kupën e Botës 2026 të kenë tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera, edhe pse gjatë sezonit të kaluar ai luajti vetëm nëntë ndeshje me fanellën e Cityt.

Megjithatë, deri në këtë moment, për mesfushorin kroat nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete.

Promo