Luis Rubiales arrestohet nga autoritetet pas mbërritjes në Spanjë

Lajme

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbolli (RFEF), Luis Rubiales është marrë në paraburgim nga autoritetet spanjolle pas mbërritjes së tij në Spanjë.

Besohet se ai është arrestuar për t’u marrë në pyetje, si pjesë e ‘Operation Brody’, një hetim mbi korrupsionin e supozuar në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Rubiales ka mohuar çdo keqbërje, pretendon se i gjithë biznesi i tij është i ligjshëm dhe se ai i ka ‘fituar’ paratë në llogarinë e tij bankare.

Ai kishte qenë në Republikën Dominikane deri më tani, për interesa biznesi, por pasi policia bastisi shtëpinë e tij atje, ai u kthye në Spanjë këtë të mërkurë.

Sipas Diario AS, njësia kundër korrupsionit hipi në aeroplan për të folur me Rubiales dhe ai u largua nga aeroporti me një furgon që ishte në pistë duke e pritur.

Dy javë më parë, policia bastisi gjithashtu selinë e RFEF-së, duke marrë në pyetje gjashtë individë të tjerë dhe duke vënë pesë të tjerë nën dyshimin për keqbërje.

Rubiales tashmë ka akuza të pazgjidhura, për të cilat ai do të dalë në gjyq, pasi u akuzua për sulm seksual dhe detyrim.

Prokuroria kërkon dy vjet e gjysmë burg – Rubiales gjithashtu ka mohuar çdo keqbërje në atë rast. /Telegrafi/



sport,luis rabiales , luis rabiales

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *