Luajti për Real Madridin dhe Barcelonën – Prosinecki tregon se për kë bën tifo në finalen e sotme

Lajme

Futbollisti kroat, Roberto Prosinecki ka dhënë një intervistë për AS në lidhje me El Clasicon, e cila kësaj radhe vjen në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite dhe fillon në ora 20:00.

Ka pak futbollistë që ka luajtur si për Reali Madridin, po ashtu edhe për Barcelonën, por njëri ndër ta është ylli kroat.

Për këtë gjë ndjehet krenar Prosinecki edhe pse e pranon që aventurat me klubet e njohura nuk shkuan mirë.

“Jam shumë krenar sepse kam luajtur për dy nga klubet më të mëdha në botë. Është e vërtetë që nuk ia dola, por kam kujtime të bukura nga koha ime në Spanjë. Mundohem të mendoj pozitivisht”, ka thënë fillimisht kroati.

Kur u pyet se për kë bën tifo në finalen e sotme, ai nuk kishte asnjë dyshim.

“Unë jam një tifoz i Real Madridit. Ishte klubi im i parë në Spanjë dhe kjo është arsyeja pse është i veçantë për mua”, deklaroi Prosincki. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,real madrid,roberto prosinecki , BARCELONA,real madrid,roberto prosinecki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *