Lorik Dobratiqi largohet nga Prishtina e Re, 26-vjeçari firmos me Ballkanin

Lorik Dobratiqi largohet nga Prishtina e Re, 26-vjeçari firmos me Ballkanin

Lajme

Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e Lorik Dobratiqit, me sulmuesin 26-vjeçar që i jep fund qëndrimit te Prishtina e Re dhe zgjedh të vijojë karrierën te nënkampionët e Kosovës.

Klubi nga Theranda nuk ka paguar për transferimin e tij, pasi futbollisti ishte i lirë pas përfundimit të kontratës. Nga ana tjetër, Dobratiqi ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me Ballkanin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.

Sa i përket karrierës së tij, 26-vjeçari hapat e parë i ka hedhur në Kosovë me KF Minatori. Më pas, ai ka qenë pjesë edhe e Bashkimit, Rahovecit, Shkëndijës dhe, së fundmi, e Prishtinës së Re.

https://www.instagram.com/reel/DaAg-yJJBQD
https://www.instagram.com/reel/DaAg-yJJBQD

Promo