Lloci bën heroin për Teutën, realizon “dopietë” për tre minuta, Tirana del me një pikë nga “Niko Dovana”

Lajme

Katër gola për një pikë, një sfidë e “çmendur”, por as Tirana e as Teuta nuk festojnë pas barazimit 2-2, një “X” që i rri ngushtë dy ekipeve.

Bardheblutë flirtojnë me fitoren e tretë radhazi teksa në “Niko Dovana” kryesonin me dy gola deri në minutën e 50-të. Lushkja në minutën e 25-të me një goditje të bukur nga distanca dërgoi topin në rrjetë duke kaluar bardheblutë në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, Haxhiu me një aksion të bukur shërbeu për Abazaj në shtyllën e dytë me këtë të fundit që nuk fali duke dyfishuar shifrat.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, hodhi në fushë Matias Lloci i cili u shndërrua në protagonist absolut duke realizuar një dopietë brenda tre minutash, 80-83, duke shmangur humbjen e Teutës. Tirana mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Albi Dokës, por rezultati mbeti pa ndryshuar me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. /balkanweb/



sport,teuta,tirana , teuta,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *