Reagimi i Haalandit pasi Ronaldo e quajti veten golashënuesi më i mirë është bërë viral në internet

Lajme

Cristiano Ronaldo e ka cilësuar veten si golashënuesi më i mirë në botën e futbollit, teksa ishte duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Award, koment ky i cili shkaktoi reagimin e Erling Haaland.

Ronaldo në fakt ishte golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2023, pasi e mbylli vitin me 54 gola të shënuar për Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë.

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të yjeve botërorë siç janë Harry Kane dhe Kylian Mbappe që shënuan 52 gola, ndërsa Haaland shënoi 50 sosh për Manchester Cityn dhe kombëtaren e Norvegjisë.

Por, kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve humbi shtatë ndeshje gjatë vitit të kaluar për shkak të lëndimeve, dhe po mos të ishte për to ndoshta ai do të kishte mundësi reale të mposhte rekordin e Ronaldos.

Duke folur për këtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Ronaldo u kujdes që t’ua bëjë me dije të gjithë atyre që ishin të pranishëm rekordin e tij.

“Unë isha golashënuesi më i mirë dhe duhej të mposhtja luanët e rinj, siç është Haaland për shembull, unë jam shumë krenar”, ka thënë ylli portugez.

Teksa 38-vjeçari e shoqëroi komentin e tij me një buzëqeshje në fytyryë, kamerat më pas u rikthyen nga Haaland i cili në pamje të parë dukej i mërzitur. /Telegrafi/



sport,Cristiano Ronaldo,Erling Haaland , Cristiano Ronaldo,Erling Haaland

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *