Liverpooli ka triumfuar 4-1 ndaj Luton Town në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që shënuan qysh në minutën e 12-të me anë të Chiedozie Ogbene.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, përkundër se Liverpooli tentoi t’i barazonte shifrat.
Në 45 minutat e dytë, lideri ishte i pandalshëm, duke shënuar katër gola.
Shifrat në 1-1 i barazoi Virgil van Dijk kur shënoi në minutën e 56-të me asistimin e Alexi Mac Allister.
Për të kaluar The Reds në epërsi u përkujdes Cody Gakpo, pas vetëm dy minutash, ndërsa Mac Allister ishte sërish asistuesi.
Andy Robertson asistoi te Luis Diaz në minutën e 71-të për 3-1, për të krijuar siguri të madhe.
për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Harvey Elliott, që realizoi në minutën e 90-të për 4-1.
Pas javës së 26-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Nottingham Forestin.
sport,liverpool,luton town,Premier League , liverpool,luton town,Premier League