Liverpool tërhiqet nga pista për Diomande, në vëmendje mbeten katër alternativa për repartin ofensiv

Liverpool tërhiqet nga pista për Diomande, në vëmendje mbeten katër alternativa për repartin ofensiv

Lajme

Ben Jacobs raportoi se Liverpooli e ka ndalur ndjekjen e Yan Diomande, pasi u kuptua se sulmuesi i Leipzigut e sheh Paris Saint-Germain si destinacionin e tij të ardhshëm të preferuar.

Klubi anglez kishte qenë që në fillim i prirur të largohej nga kjo garë nëse procedura e transferimit do të zgjatej tepër, ndaj tashmë ka përgatitur edhe opsione të tjera.

Në mesin e emrave që po shqyrtohen i pari renditet Bradley Barcola i PSG-së, një lojtar që mund të dalë në shitje nëse kampionët francezë arrijnë të transferojnë Diomanden.

Nëse PSG vendos ta nxjerrë në dispozicion reprezentuesin francez, atëherë Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë, pasi edhe Arsenali pritet të hyjë në garë për të.

Përveç kësaj, Liverpooli po vëzhgon edhe Said El Mala të Kolnit, Matias Fernandez të Lille, si dhe Yankuba Minteh të Brightonit.

Deri në këtë moment, megjithatë, nuk ka asnjë sinjal se klubi nga Anglia ka nisur kontakte zyrtare me ndonjërin prej këtyre lojtarëve.

Promo