Kristjan Asllani bëhet shqiptar i katërt që e fiton “Scudetton”

Lajme

Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit.

“Nerazzurët” mposhtën Milanin 1:2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milan.

Meritë në këtë sukses të ekipit të Simone Inzaghit, ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.

Asllani është i pari shqiptar që e shijon këtë sukses me “zikaltërit”, derisa i katërti që e ka fituar deri më tani “Scudetton”.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, i pari është futbollisti tani i ndjerë Naim Kryeziu, nga Gjakova.

Kryeziu kishte luajtur për tetë vite me Romën, ndërsa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në sezonin 1941/42.

Lojtari i dytë me prejardhje shqiptare që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution.

Ai ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.

Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin.

30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishte ndër futbollistët kryesorë të kësaj skuadre.



sport,inter,kristjan asllani,serie a , inter,kristjan asllani,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *