Jasir Asani dhuroi një pjesë të parë fantastike ndaj Kroacisë duke qenë rreziku kryesor në çdo aksion ofensiv të Shqipërisë.
Majtoshi kuqezi dha edhe një asist fantastik për Laçin si dhe ai vertikalizim alla-Messi për Asllanin i cili gaboi para portës. Pas ndeshjes, ai dha një prononcim për KLAN TV.
“Kemi analizuar shumë mirë Kroacisë. Erdhëm vetëm për 3 pikë, patëm raste për golin e dytë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë duke treguar që nuk dorëzohemi. Erdhëm këtu për tu treguar të gjithëve që s’kishin besim tek ne.
Me pak fat mund të dilnim me 3 pikë. Të dy golat më dhanë emocione, por ai i Laçit ishte ndryshe pasi ishte një lojë e fortë. Pritëm të shënonim të parët e më pas të kontrollonim lojën. Dhamë gjithçka si në fushë edhe ata nga stoli e tribuna. Mos ta harrojmë që luajtëm ndaj Kroacisë e me pak fat mund të fitonim.
Spanja? Nuk i dihet, tiki taka apo jo ne futemi për 3 pikë ndaj Spanjës. Janë të fortë, por ne futemi për 3 pikë”, tha Asani.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare