Pas 36 ndeshjeve të fazës së grupeve, ka ardhur koha për fazën e 1/16-tës të Euro 2024, që po luhet në Gjermani. Fatkeqësisht, dhjetë lojtarë do të mungojnë në këto ndeshje për shkak të pezullimit.
Dy kartonë të verdhë, do të thoshte suspendim për ndeshjen e radhës dhe lista nuk është e shkurtër, për ata që mungojnë.
Mbrojtësi gjerman Jonathan Tah është suspenduar për ndeshjen kundër Danimarkës, ndërsa te danezët do të mungojë Morten Hjulmand, pas dy kartonëve të verdhë.
Silvan Widmer ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Gjermanisë, ndaj nuk ka të drejtë të luajë kundër Italisë, por edhe Azzurriët do të kenë një mungesë të madha.
Përkatësisht, një nga lojtarët më të mirë të Italisë, Riccardo Calafiori, ka marrë karton të verdhë ndaj Kroacisë dhe për këtë ai nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij ndaj zviceranëve.
Pas kartonëve të verdhë ndaj Serbisë dhe Anglisë, slloveni Erik Janza do të mungojë në ndeshjen ndaj Portugalisë.
Rumuni Nicusor Bancu do të mungojë në duelin ndaj Holandës, ndërsa gjeorgjianët nuk do të mund të llogarisin dot te Anzor Mekvabishvili në përballjen me Spanjën.
Së fundi, Turqia do të dobësohet shumë ndaj Austrisë, pasi Hakan Calhanoglu dhe Samet Akaydin kanë kartonë të verdhë dhe austriakët do të mbeten pa shërbimet e Patrick Wimmer. /Telegrafi/
sport,Euro 2024 , Euro 2024