Kenan Yildiz bie dakord për një kontratë afatgjatë me Juventusin

Lajme

Kenan Yildiz raportohet se do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Juventusin dhe do të ndryshojë edhe agjentët e tij.

Kontrata aktuale e sulmuesit të ri skadon në qershor të vitit 2027, mirëpo një marrëveshje e re pritet të zyrtarizohet së shpejti, transmeton Gazeta Express.

Juventusi dëshiron ta mbajë më gjatë Yildizin në Torino, teksa në marrëveshje të re do të përfshihen edhe disa kushte të përmirësuara.

Sipas Fabrizio Romanos, një kontratë e re është rënë dakord mes palëve, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2028 – që përfshin edhe rritje të pagës.

Eksperti i transferimeve gjithashtu zbuloi se menjëherë pas nënshkrimit, 18-vjeçari do të ndahet me agjencinë Leaderbrocks, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me trajtimin e të ardhmes së tij.

Ndërkaq, “Tuttosport” raportoi se reprezentuesi turk do të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2029, si dhe do të marrë numrin “10” në fanellë. /Gazeta Express/



sport,JUVENTUS,kenan yildiz,serie a , JUVENTUS,kenan yildiz,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *