Dani Olmo ka pasur një vit me ulje ngritje për shkak edhe të lëndimeve te skuadra gjermane RB Leipzig.
Megjithatë e ardhmja e tij duket larg klubit gjerman, pasi ai do të bëj hapin e madh në karrierë.
Shkëlqimi në Euro 2024 vetëm sa i ka ndihmuar Olmos për të bërë më të fortë interesimin e top klubeve evropiane për të.
Sport Bild ka raportuar se janë katër top klube evropiane si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona që janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e yllit spanjoll.
Klauzola e largimit të Olmos nga RB Leipzig është 60 milionë euro, një shumë e përballueshme për skuadrat e lartpërmendura.
Sipas Sky Sport kjo klauzolë përfundon më 15 korrik dhe skuadrat e mëdha evropiane po përshpejtojnë për ta bindur Olmon të transferohet në radhët e tyre.
Reprezentuesi spanjoll ka shkëlqyer në Euro 2024 me tre gola dhe dy asistime në pesë ndeshje të zhvilluara dhe tani në finale me Spanjën e tij do të përballen me Anglinë. /Telegrafi/
sport,Dani Olmo , Dani Olmo