Jo vetëm Mbappe, te PSG pritet të largohet edhe një tjetër sulmues

Lajme

Lamtumira e Kylian Mbappe me PSG-në në verë është tashmë e sigurt.

Francezi do të shkojë te Real Madridi dhe sipas “Don Balon”, një tjetër sulmues që aktualisht është në Paris, do t’iu thotë lamtumirë kryeqytetasve francezë.
Sipas medias në fjalë, Luis Enrique do të duhet të zgjedhë veçanërisht mes Asensio dhe Dembele.

Pra, vetëm njëri prej tyre do ta vazhdojë aventurën franceze.

Ndërkohë, pavarësisht mohimeve të vetë trajnerit spanjoll, Luis Enrique konsiderohet në “pole position” për stolin e Barcelonës. Gazetarët e “Cadena Ser” janë të sigurt për këtë.

Deco, drejtori sportiv i Blaugranave, ka si synim trajnerin spanjoll, të lidhur aktualisht me PSG-në deri më 30 qershor 2025.

Ai e ka drejtuar edhe më parë, me mjaft sukses, skuadrën katalanase, madje duke fituar tripletën sezonale me të.

De Zerbi dhe Hansi Flick, janë gjithashtu në garë për stolin që deri në fund të sezonit do të jetë “pronë” e Xavi Hernandez. /abcnews.al



sport,Ligue 1,PSG , Ligue 1,PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *