Ja arsyeja përse Ronaldo nuk ka asnjë tatuazh në trup

Lajme

Cristiano Ronaldo bie në sy jo vetëm për karrierën e tij të jashtëzakonshme në futboll dhe për fizikun e tij të skalitur, por edhe për një detaj që e veçon nga shumë sportistë të tjerë. Mungesa e tatuazheve. Megjithatë, kjo zgjedhje nuk është e lidhur me arsye estetike, siç mund të mendohet, por ka një motiv shumë më të thellë dhe altruist.

Futbollisti i Al Nassr është në fakt një dhurues i rregullt i gjakut dhe i palcës së eshtrave dhe prania e tatuazheve mund të ndikojë në mundësinë e tij për të dhuruar shpesh gjak. Në fakt, në shumë vende, ata që i nënshtrohen një tatuazhi duhet të presin një periudhë kohe përpara se të jenë në gjendje të dhurojnë gjak përsëri, zakonisht të paktën katër muaj.

Duke qenë një dhurues i rregullt dhe i vëmendshëm, Ronaldo preferoi të shmangte tatuazhet në mënyrë që të mos i duhej të ndërpriste angazhimin e tij për dhurimin. Futbollisti portugez zbuloi gjithashtu se në të kaluarën ka dhuruar palcën e eshtrave, gjest ky i motivuar nga ndjeshmëria e tij ndaj historive të njerëzve në vështirësi. Një gjest ky që ka shpëtuar jetë njerëzish.



sport,Cristiano Ronaldo , Cristiano Ronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *