Agustin Torassa i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Afragolese. Mesfushori 37-vjeçar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën italiane të Serie D, pas 3 vitesh pjesë e saj.
Futbollisti argjentinas njihet edhe nga publiku shqiptar, pasi më herët ka luajtur për Partizanin, Tiranën dhe Flamurtarin. Ka qenë vetë ai që e ka konfirmuar largimin nga Afragolese përmes një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Pas tre vitesh, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dua të falënderoj sinqerisht të gjithë shokët e mi të ekipit, trajnerin dhe të gjithë stafin teknik, fizioterapistët, punëtorët e magazinës, ekipin e komunikimit dhe të gjithë ata që punuan me mua çdo ditë dhe ndanë këtë udhëtim. Do të mbaj me vete kaq shumë kujtime dhe kaq shumë momente të veçanta.
Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin dhe familjen e tij për mënyrën se si më pritën dhe më trajtuan gjatë viteve. Faleminderit edhe menaxhmentit për udhëtimin që ndamë. Së fundmi, një falënderim i veçantë për të gjithë tifozët, dashuria dhe mbështetja e të cilëve më kanë bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Ju uroj, ashtu siç i uroj të gjithë klubit, fat të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka, Afragola!


