Ylber Ramadani është lojtari me më shumë kilometra të përshkruara përgjatë këtij sezoni të Serie A. Diçka të tillë e thonë statistikat e nxjerra nga faqja e mirënjohur e transferimeve dhe vlerave të lojtarëve, “Transfermarkt.it”.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare renditet në vendin e parë, me plot 12 mijë e 98 kilometra të përshkruara gjatë një 90 minutëshi në 30 ndeshje të zhvilluara. Pas tij renditen Ferguson i Bolognas, apo edhe më poshtë Cristante i Romës, Locatteli dhe Rabiot të Juventusit, por edhe Barella i Interit.
Padyshim, Ramadani është kthyer në një nga pikat kyçe për Leccen në këtë sezon, duke qenë një titullar absolut në plot 32 ndeshje mes Kupës dhe Serie A, duke gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.
sport,serie a,ylber ramadani , serie a,ylber ramadani