“Humbja me Kilin na zbriti me ‘këmbë në tokë’”, Ramadani: Ndaj Suedisë vetëm për fitore

Lajme

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme me Suedinë, miqësoren e dytë pas Kilit.

Kuqezintjë do të kërkojnë të reagojnë pas disfatës 3-0 ndaj kilianëve, teksa në “Friends Arena” në Stokholm do të kërkojnë vetëm fitoren.

Në prag të duelit me suedezët në konferencën për shtyp së bashku me Sylvinhon ishte i pranishëm edhe Ylber Ramadani.

Mesfushori shpehet i bindur se ditën e nesërme në orën 19:00 do të marrin fitoren.

“Humbja me Kilin ju ka kthyer me “këmbë në tokë”? – “Normalisht jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Janë ekipe që kanë forcë dhe janë një parapërgatitje për ndeshjet e Euro 2024. Sigurisht që humbja na ka zbritur me “këmbë në tokë”.”

Atmosfera në ekip? – “Atmosfera është fantastike. Ju e dini, por të gjithë jemi të bashkuar. Nesër do të japim maksimumin për të triumfuar dhe për të arritur te fitorja.”

Çfarë duhet të ndryshojmë për nesër? – “Duhet të ndryshojmë çasjen, të futemi në fushë seriozisht dhe të mos e marrim ndeshjen shumë lehtë. Siç dihet Suedia është një ekip shumë i fortë, por ne do të futemi në fushë vetëm për fitoren.”

A ju kanë kapluar “ethet” e listës finale për në Euro 2024? – “Zgjedhjet i bën trajneri dhe ne duhet të luajmë për t’i treguar trajnerit se ne e meritojmë të jemi atje. Nuk mendoj se është kjo arsyeja pse humbëm me Kilin. Unë gjithmonë e them përpara vihet grupi. Jam apo nuk jam do të jem gjithmonë në mbështetje të skuadës.”

Mesazhi për tifozët? – “Ndeshja me Kilin në 15 minutat e para e morëm lehtë, por nesër do të luajmë me seriozitet dhe të marrim fitoren.”

Dueli me Suedinë, kundërshtar fizik? – “Është një ekip i fortë fizikisht dhe është një përgatitjet për Euro 2024. Ne e kemi studiuar dhe do të bëjmë maksimumin ndaj Suedisë“.”



sport,kombetarja shqiptare,ylber ramadani , kombetarja shqiptare,ylber ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *