Superiore

Henri Zuna i pakënaqur me barazimin: Kartoni i verdhë, gabim që s’e pranoj

Henri Zuna, mbrojtësi 23-vjeçar i Vorës, u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga Drejtoria Teknike pas barazimit pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ai foli për mediat duke shprehur ndjesitë e tij. “Nuk jam i kënaqur me barazimin, pasi hymë në fushë me synim të qartë për…

Henri Zuna i pakënaqur me barazimin: Kartoni i verdhë, gabim që s’e pranoj

Henri Zuna, mbrojtësi 23-vjeçar i Vorës, u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga Drejtoria Teknike pas barazimit pa gola mes Vorës dhe Tiranës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ai foli për mediat duke shprehur ndjesitë e tij.

“Nuk jam i kënaqur me barazimin, pasi hymë në fushë me synim të qartë për të marrë fitoren, por gjithsesi nuk ka asnjë problem”, tha fillimisht Zuna. Ai e cilësoi vlerësimin si lojtari më i mirë i sfidës si rezultat i një paraqitjeje pozitive, duke theksuar se ishte i saktë në veprimet e tij, me përjashtim të një kartoni të verdhë që e konsideron të pafalshëm për veten.

Duke folur për duelet me sulmuesin e Tiranës, Xhixha, Zuna pranoi se bëhet fjalë për një kundërshtar shumë të vështirë, por shtoi se e kishte studiuar me kujdes lojën e tij. Ai vlerësoi edhe forcën e skuadrës së Tiranës në tërësi.

Lidhur me stilin e tij të lojës, mbrojtësi pranoi se i pëlqen të dalë shpesh në zonën kundërshtare, një karakteristikë që e dallon në fushë. Kur u pyet për vendimin për t’u transferuar te Vora, ai u shpreh se nuk është penduar asnjëherë dhe shprehu mirënjohje ndaj presidentit dhe trajnerit të klubit për besimin që i kanë dhënë.