Havertz bën heroin, Arsenal mposht Brentfordin

Lajme

Arsenal më shumë mund ka fituar derbin ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.

“Topçinjtë” ani pse dominuan, pikët e plota i siguruan me një gol të vonshëm të Kai Havertz, pasi epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:1.

Declan Rice me një gol të bukur pas asistimit të Ben White i dha epërsinë Arsenalit (19’).

Sidoqoftë, Brentford e barazoi rezultatin përmes Youane Wissa që përfitoi nga një gabimi amator të portierit Aaron Ramsdale (45+4’).

Arsenal ishte skuadër më e mirë edhe në pjesën e dytë duke pasur disa raste shënimi, por që s’i finalizuan.

Heroi rezultoi të jetë i shumë kritikuari Kai Havertz që shënoi golin e fitores nga afërsia pas një tjetër asistimi të White (86’).

Me këtë fitore, Arsenal merr përkohësisht kreun e tabelës me 64 pikë, derisa Brentford renditet në pozitën e 15-të me 26 sosh.



sport,arsenal , arsenal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *