Gol në minutën e 95-të dhe rekord historik: 20-vjeçari i Ganës lë pas një arritje 36-vjeçare

Lajme

Pas disfatës 4-2 të Kroacisë ndaj Anglisë në takimin hapës të Grupit L, Gana siguroi tri pikë shumë të rëndësishme duke triumfuar 1-0 ndaj Panamasë falë golit dramatik të Caleb Yirenkyt në minutën e pestë të shtesës.

Goli i mesfushorit 20-vjeçar jo vetëm që i dha Ganës një fitore me peshë, por e vendosi atë edhe në historinë e Kupës së Botës. Në moshën 20 vjeç e 153 ditë, Yirenkyi u bë futbollisti më i ri në historinë e Botërorëve që shënon golin e fitores në kohën shtesë.


Me këtë sukses, talenti nga Gana theu rekordin që mbahej prej 36 vitesh nga uruguaiani Daniel Fonseca, i cili në Kupën e Botës 1990 shënoi golin vendimtar ndaj Koresë së Jugut në moshën 20 vjeç e 281 ditë.

Pas Yirenkyt dhe Fonsecas në këtë renditje historike vijnë Haris Seferović, që realizoi për Zvicrën kundër Ekuadorit në vitin 2014 në moshën 22 vjeç e 113 ditë, Harry Kane për Anglinë ndaj Tunizisë në Botërorin e vitit 2018 në moshën 24 vjeç e 325 ditë, si edhe Edgar Davids, i cili i solli Holandës fitoren kundër Jugosllavisë në vitin 1998 në moshën 25 vjeç e 108 ditë.

Yirenkyi, që u kthye në heroin e Ganës në fundin dramatik të ndeshjes me Panamanë, tashmë e ka siguruar vendin e tij në librat e historisë së Kupës së Botës.

Promo