Gol dhe asist nga Shpendi, sulmuesi shqiptar pritet të jetë një minierë ari për Çezenën

Lajme

Cristian Shpendi po kalon një sezon të shkëlqyer në Serinë C. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e 20 në kampionat. Çezena ka mposhtur me shifrat 2-0 Gubion, ku në të dy golat ka qenë protagonist lojtari 20-vjeçar.

Cristian Shpendi dha asistin për golin e Adamos në minutën e 50, ndërsa në të 74-tën ishte ai vetë që e dërgoi topin në rrjetë. Statistikat e tij në këtë sezon janë të jashtëzakonshme, çka gëzon edhe drejtuesit e Çezenës. Shpendi pritet të jetë një minierë ari për klubin bardhezi, pasi me golat e shënuar në këtë sezon, ofertat nuk kanë për të munguar në verë. /Sport Ekspres/



sport,cristian shpendi,Serie C , cristian shpendi,Serie C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *