Gjesti i bukur që ka bërë Bellingham ndaj Leipzigut dëshmon se ai është një ‘legjendë’

Lajme

Jude Bellingham ka shkrirë zemrat e tifozëve me takimin e tij të këndshëm me trajnerin Marco Rose në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli i Real Madridit e ndihmoi ekipin e tij që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke avancuar me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Reprezentuesi anglez asistoi tek goli që shënoi Vinicius Junior në minutën e 65-të, duke bërë që të kontribuojë direkt në 29 gola të shënuar në 31 paraqitje sa ka luajtur gjithsej në të gjitha garat këtë sezon.

Por përkundër paraqitjes së tij në fushë, Bellingham gjithashtu është duartrokitur për momentin që pati me ish-trajnerin e tij tek Borussia Dortmundi pasi ndeshjes.

Pamjet shfaqin se si Bellingham po bisedonte me Marco Rose në fushë, i cili u bë pjesë e Leipzigut në 2022 pasi ndau rrugët me Dortmundin.

Rose shihet duke buzëqeshur me Bellingham duke u ndjerë si një baba krenar, para se ta përqafojë anglezin.

“Gjest i bukur”, kishte shkruajtur një tifoz në platformën X (ish-Twitter).

“Bellingham po dëshmon se tashmë është një legjendë edhe jashtë fushës po ashtu”, kishte shkruar një tifoz i dytë./Telegrafi/



sport,Jude Bellingham,la liga,real madrid , Jude Bellingham,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *