Redon Xhixha dhe Tirana është një histori ‘dashurie’ që ka lënë shenjë tek të dy palët.
Sulmuesi shkëlqeu me fanellën bardheblu duke shënuar 32 gola e 7 asiste në 55 ndeshje, askush më shumë se ai në vitet e fundit.
Kurbinasi u shit për 500 mijë euro te Qarabag 1 vit më parë, por aventura e tij atje nuk po shkon siç duhet.
Shkëlqeu në kualifikueset Europiane duke shënuar 5 gola, por më pas një dëmtim e la jashtë për 3 muaj dhe tani që është rikthyer nuk po fiton dot minutat e tij.
U përfol për një rikthim në janar, por mbetën thjeshtë fjalë. Ndërsa, tani është vetë Xhixha që me një foto në Instagram bën tifozët e Tiranës të ëndërrojnë.
Sulmuesi poston një foto kur ishte me fanellën bardheblu dhe mbi të disa tifozë që mbajnë veshur fanellën e tij “Xhixha 19”.
Mbetet të shihet nëse është thjeshtë një moment nostalgjik i Xhixhës apo një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit.
sport,redon xhixha,Superiore,tirana , redon xhixha,Superiore,tirana