Dikur konsiderohej, si një prej qendërmbrojtësve më të mirë, jo vetëm në Serie A, por në të gjithë Evropën. Ish-“ylli” i “Verdhekuqve” të Roma-s e “Bluve” të Napoli, Konstantios Manolas është në kërkim të një skuadre të re, pas ndërprerjes së kontratës, me ekipin e Al-Sharja, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe duket se është gati për t’u rikthyer në “Kontinentin e Vjetër”.
Pas 2 vites mes grekës të Olympiacos dhe arabëve të lartpërmendur, Manolas duket se është gati për të bërë “prapakthehu” teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për qendërmbrojtësin, tashmë 32-vjeçar interesohen 2 klube, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, propozimet e të cilave, greku është i gatshëm t’i dëgjojë.
Bëhet fjalë për skuadrat e Sassuolo e Salernitana, me “Zijeshilët”, pjesë e të cilëve është edhe “fantazisti” i Kombëtares sonë, Nedim Bajrami, që e vlerësojnë jo pak eksperiencën e Manolas, ndërsa Salernitana e shikon si “shpëtim”, në repartin e prapavijës, repart që nuk ka funksionuar aspak mirë deri më tnai, me skuadrën që ndodhet në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria. /abcnews.al
sport,Konstantios Manolas,roma,serie a , Konstantios Manolas,roma,serie a