Zymer Bytyqi prej disa muajsh është lojtar i lirë. Sulmuesi mbylli që në prill aventurën e tij te Antalyaspor.
Lojtari është shumë afër kalimit hapit të madh në karrierë.
Sipas “Ficherio” ka raportuar se Bytyqi mund të transferohet te Sevilla në La Liga.
Drejtori sportiv i spanjollëve pak ditë më parë theksoi se klubi synon të transferojë lojtarë me parametra zero.
Kështu bisedimet mes klubit spanjoll dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë nisur dhe në ditet në vazhdim pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Kujtojmë se 27-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Red Bull Salzburg, Viking, Konyaspor dhe Olympiacos.
Në sezonin e fundit luajti në 34 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe asistoi në 4 të tjerë.
sport,la liga,Sevilla,Zymer Bytyqi , la liga,Sevilla,Zymer Bytyqi