Cili klub ka akademinë më të mirë të të rinjve në Europë? Përgjigja nuk është shumë e thjeshtë, pasi kriteret që përdoren janë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm. Por sipas një studimi të “CIES” (Observatori i futbollit), Reali i Madridit është klubi eksporton më së shumti futbollistë nga akademia me një total prej 67 lojtarësh, duke lënë pas Barcelonën, e cila ka nxjerrë gjithsej 64 lojtarë nga akademia e saj nga “La Masia”.
Observatori i Futbollit CIES ka prodhuar një raport që detajon numrin total të lojtarëve të rinj që luajnë në 58 ligat kryesore në mbarë botën. Në këtë renditje kryeson akademia e Realit të Madridit (“La Fabrica”) me 67 lojtarë të Valdebebas, e ndjekur nga Barça me 64 dhe kompleton podiumin me 61 futbollistë akademia e Ajaksit në Holandë.
Është kurioz fakti që dy klube portugeze si Benfika – e pesta me 59 lojtarë të rinj – dhe Sportingu – i shtati me 55 – janë në top 10. Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit në Serbi dhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci janë eksponentët e akademisë së të rinjve më pjellorë të ishJugosllavisë. Ka vetëm një përfaqësues nga Premier Liga dhe ai është Mançester Siti, i cili vitet e fundit dhe sidomos që nga ardhja e Guardiolës ka bërë një angazhim të madh për ekipin e të rinjve deri në atë pikë sa tashmë janë 42 futbollistë që kanë dalë nga radhët e të rinjve të Sitit e luajnë në ligat kryesore. /panoramasport/
sport,akademite sportive , akademite sportive