ZYRTARE/ Vora prezanton Dimitar Trajkovin, qendërsulmuesi 350 mijë euro vjen pas aventurës në Premier League

ZYRTARE/ Vora prezanton Dimitar Trajkovin, qendërsulmuesi 350 mijë euro vjen pas aventurës në Premier League

Lajme

Vora ka bërë zyrtare afrimin e Dimitar Trajkov, duke shtuar në organikë një qendërsulmues që vjen nga Maqedonia e Veriut. Megjithëse vetëm 21 vjeç, futbollisti po tregon se zotëron cilësi të spikatura.

Eksperienca e tij më e fundit lidhet me Polissya në Premier League të Ukrainës. Sipas “Transfermarkt”, vlera e sulmuesit ballkanas është 350 mijë euro, ndërsa me këtë lëvizje trajneri Arjan Bellaj fiton më shumë alternativa në repartin ofensiv.

Në njoftimin e publikuar nga klubi i Vorës thuhet: “Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Dimitar Trajkov është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi qendror 21-vjeçar nga Maqedonia e Veriut vjen pas një eksperience të rëndësishme në futbollin maqedonas, ukrainas dhe kroat.

Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e klubeve si AP Brera, Polissya Zhytomyr, NK Dugopolje dhe Rabotnički, duke fituar përvojë në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.

Trajkov ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në grupmoshat U-18, U-19 dhe U-21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një nga talentet premtues të brezit të tij.

Me eksperiencën dhe cilësitë e tij, Trajkov pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin ofensiv të skuadrës dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit të ri. Mirë se erdhe, Dimitar”, ka shkruar klubi i Vorës.

https://www.instagram.com/p/DaSh0Cgts8h
https://www.instagram.com/p/DaSh0Cgts8h

Promo