Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes Jordanisë dhe Argjentinës, e vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
Argjentina hyn në këtë takim si kryesuese e grupit dhe synon ta përfundojë fazën e grupeve me pikë të plota, ndërsa Jordania është në kërkim të një rezultati historik përballë kampionëve në fuqi të botës.
Me kualifikimin e siguruar më herët, trajneri Lionel Scaloni ka zgjedhur të bëjë ndryshime të shumta në formacion, duke e lënë Lionel Messin në bankën rezervë së bashku me disa nga yjet kryesorë të ekipit.
Nga minuta e parë te Argjentina do të aktivizohen Julián Álvarez, Giovanni Simeone dhe talenti i ri Paz, ndërsa shiritin e kapitenit do ta mbajë Nicolás Otamendi.
Jordania: Yazeed Abulaila; Nasib, Abudahab, Alarab, Haddad (C); Alrawabdeh, Abutaha, Alrashdan; Olwan, Fakhoury, Azaizeh.
Argjentina: Emiliano Martínez; Senesi, Tagliafico, Otamendi (C); Paredes, Lo Celso, Palacios; Julián Álvarez, Giovanni Simeone, Paz, Lautaro Martínez.


