Formacionet zyrtare për Franca – Senegali: Deschamps e nis me një repart sulmues të frikshëm

Lajme

Gjithçka është bërë gati për duelin e shumëpritur mes Francës dhe Senegalit në Kupën e Botës 2026.

Të dyja përfaqësueset kanë bërë publike formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur të aktivizojnë që nga minuta e parë lojtarët më të spikatur.


Te Franca, fokusi kryesor është te treshja ofensive Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué, të cilët do të jenë në mbështetje të kapitenit Kylian Mbappé në repartin e avancuar.

https://twitter.com/equipedefrance/status/2066921433695937007


Në prapavijë, Didier Deschamps u ka besuar Dayot Upamecano dhe William Saliba para portierit Mike Maignan.

Nga krahu tjetër, Senegali paraqitet me eksperiencën e Kalidou Koulibalyt në mbrojtje dhe me treshen e rrezikshme sulmuese Ismaïla Sarr, Nicolas Jackson dhe kapitenin Sadio Mané, i cili mbetet shpresa më e madhe e “Luanëve të Terangës”.

Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Tchouaméni, Rabiot; Olise, Dembélé, Doué; Mbappé.

Senegali: E. Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhaté, Diouf; Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara; Ismaïla Sarr, Jackson, Sadio Mané.

Promo