Ndonëse Partizani ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për vendosjen e tij në stol, ka qenë vetë Florian Bratu që ka zgjedhur të japë personalisht lajmin e rëndësishëm për të kuqtë.
Pak minuta më parë, në një postim në profilin e tij në Instagram, trajneri rumun ka shfaqur një fanellë me inicialet e tij, ndërsa ka treguar edhe vendndodhjen në kryeqytet, aty ku pritet të vendosë firmën në kontratë.
Bratu është zgjedhja e presidentit Gaz Demi dhe shumë shpejt do të nisë edhe punën për të drejtuar “Demat” në edicionin e ardhshëm të Superiores.






