Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti shkruajnë historinë pas triumfit të Real Madridit në Superkupën e Spanjës

Lajme

Real Madrid padyshim e ka shijuar fitoren ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës të dielën mbrëma, pasi fituan trofeun e parë të sezonit.

Kjo ndeshje doli të ishte një natë historike për presidentin e madrilenëve, Florentino Perez, ashtu edhe për trajnerin Carlo Ancelotti.

Ky i pari fitoi trofen e 33-të që prej se mori mandatin e tij si president i klubit, duke tejkaluar kështu Santiago Bernabeun (32) si presidenti me më së shumti tituj të fituar në histori të klubit, duke cementuar kështu trashëgiminë e tij tek “Los Blancos”.

Ndërsa në anën tjetër, tekniku italian Carlo Ancelotti e fitoi trofeun e 11-të si trajner i Real Madridit.

Ai tani është barazuar me Zinedine Zidane si trajnerët më të suksesshëm në histori të klubit, duke u bazuar në trofetë e fituar.

Ancelotti padyshim do të ketë mundësinë që ta bëj këtë rekord për vete deri në fund të sezonit, duke bërë kështu që ai të shkojë pas rekordit të Miguel Munoz (14).

Duke marrë parasysh se Ancelotti së fundmi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare , ai ka mundësi që ta përfundojë aventurën e tij në Spanjë si trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave i Real Madridit. /Telegrafi/



sport,Carlo Ancelotti,Florentino Perez,real madrid,Superkupa e Spanjes , Carlo Ancelotti,Florentino Perez,real madrid,Superkupa e Spanjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *