Firmosi për 5 vite me Realin dhe njoftoi largimin nga PSG-ja, Mbappe bëhet madrilen

Lajme

Kylian Mbappe dhe Real Madrid kanë mbylluar marrëveshjen mes tyre dhe francezi në merkaton e verës do të veshë edhe zyrtarisht fanelën e madrilenëve. Sipas “Marca” bëhet me dije se francezi ka firmosur kontratën me “Los Blancos” për 5 vitet e ardhshme.

Menjëherë pasi ka ‘kopsitur” kontratën me Realin, Mbappe njoftoi drejtuesit e PSG-së se do të largohet në fund të sezonit dhe se mos të tentonin për ofertë rinovimi, pasi tashmë gjithçka ishte vendosur për të ardhmen e tij dhe kishte firmosur me madrilenët.

Drejtuesit e Reali kanë punuar me përpikmëri çdo detaj të kontratës në mënyrë që të shmangnin çdo të papritur që mund t’u jepte të drejtën PSG-së për të protestuar në UEFA dhe FIFA. Në këto kushte gjithçka është bërë siç duhet dhe pritet vetëm që 25-vjeçari të përfundojë në qershor kontratën me PSG-në dhe të kalojë më pas në “Santiago Bernabeu”.



sport,Kylian Mbappe,la liga,real madrid , Kylian Mbappe,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *