Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani nuk do të jenë pjesë e Kosovës, pasi janë lënduar gjatë angazhimeve me klubet e tyre. Menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala, njoftoi në konferencë për shtyp se këto janë ndryshimet në listë.
Shala foli edhe për tri prurjet e reja: Bleon Kurtulus, Lindrit Kamberi dhe Enis Rexhepi. Sipas tij, dokumentacioni për Kurtulusin dhe Kamberin ka përfunduar, ndërsa ai i Rexhepit ende nuk është kompletuar. Për këtë të fundit, Kosova pret përgjigjen përfundimtare të FIFA-s, e cila nuk e ka miratuar ende afrimin e tij.
Lumbardh Dellova do t’i bashkohet grupit dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore. Ai do të jetë në dispozicion nëse konfirmohet se është i gatshëm.
Kosova do të luajë kundër Izraelit dhe Irlandës më vonë këtë muaj.
