Arbër Hoxha ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.
Sulmuesi anësor ishte një nga surprizat e Sylvinhos i cili fitoi bastin e tij duke gjetur një tjetër element cilësor për Kombëtaren.
Hoxha dhuroi 3 performanca shumë të mira duke hyrë nga stoli e duke ndryshuar totalisht fytyrën e Shqipërisë.
Pas eliminimit, ai shprehet se ndihet krenar që mbajti veshur fanellën kuqezi në këtë turne.
“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Hoxha.
sport,arber hoxha,Euro 2024,kombetarja shqiptare , arber hoxha,Euro 2024,kombetarja shqiptare