Është jashtë planeve të klubit, një mbrojtës drejt largimit nga Kukësi

Lajme

Kukësi dhe Stavri Nica kanë ndarë rrugët përfundimisht mes tyre dhe tashmë te verilindorët pritet zyrtarizimi i Emiliano Çelës. Por timonieri 69-vjeçar nuk është i vetmi që largohet nga skuadra.

Këtë herë një mbrojtës është drejt largimit. 23-vjeçari ka dalë jashtë planeve të klubit dhe në këtë mënyrë largimi i tij është i pashmangshëm. Në fakt klubi ka kërkuar që të zgjidhin kontratën mes tyre ose lojtari të jepet në huazim.

Mbetet të shihet në këto orë të fundit të merkatos se çfarë do të ndodhë me lojtarit krutan. 23-vjeçari këtë sezon ia ka dalë të mbajë veshur fanelën e Kukësit në 18 ndeshje, 1.558 minuta në total, ku ka shenuar edhe 1 gol në Superiore.

/newsport.al/



sport,emiliano cela,Kukes , emiliano cela,Kukes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *