Erzeni ka në dorë derbin e kryeqytetit, dy titullarë të Tiranës rrezikojnë sfidën me Partizanin

Lajme

Tirana pas fitores me përmbysje ndaj Kukësit ka kthyer gjithë fokusin te ndeshja e radhës me Erzenin. Ndaj shijakasve do të luajnë në shtëpi ditën e dielë, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe që do të startojë në orën 13:30.

Bardheblutë do të synojnë një tjertër fitore spektakolare ndaj shijakasve për të vazhduar kështu me ecurinë pozitive në kampionat. Por nga ana tjetër duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj ndërhyrejeve, pasi dy titullarë janë me nga 3 kartonë të verdhë.

Bëhet fjalë për Ardit Deliun dhe Rimal Haxhiun. Të dy futbollistët kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe ndaj Erzenit do të mungojnë në duelin me Partizanin. Kjo do të shtonte “dhimbjet e kokës” për Julian Ahmataj për derbin e kryeqytetit. /newsport.al/



sport,Erzeni,Partizani,Superiore,tirana , Erzeni,Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *