Endri Çekiçi nuk është më futbollist i Zakho SC në Irak, pasi mesfushori 29-vjeçar dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë bashkëpunimin pas 7 muajsh.
Shqiptari iu bashkua skuadrës irakiane në janar të këtij viti, por qëndrimi i tij aty rezultoi i shkurtër. Pas këtij zhvillimi, mesfushori tashmë është pa ekip dhe përbën një mundësi për shumë klube në këtë “dritare” merkatoje.
Sa i përket karrierës së tij, Çekiçi e hodhi hapin e parë në futboll me Pogradecin, në qytetin e lindjes. Më pas ai ka luajtur për Teutën, Dinamo Zagreb, Lokomotivë Zagreb, NK Olimpija, Ankaragucu, Konyaspor, Pendikspor, Adanaspor dhe Belouzidad.


